“Kthim në kohë” përmes fotografive

“Kthim në kohë” përmes fotografive

Me një aparat në dorë, Robert Pichler udhëtoi nëpër Shqipëri në vitet 90 dhe dokumentoi momente të jetës së përditshme të shqiptarëve.

Ekspozita lëvizëse e historianit, antropologut dhe fotografit , e titulluar “Kthim në Kohë” është çelur këto ditë në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër nga ku Pichler rrëfen udhëtimin nëpër shqipërinë e sapo dalë nga komunizmi

Robert Pichler: "Shumë shenja janë të lidhura me kohën e komunizmit, veshja por edhe mentaliteti. Situata ekonomike ka qenë një katastrofë por nga ana tjetër njerëzit ishin shumë kureshtarë."

Mbresa të forta i kanë lënë Dukagjini e Kurveleshi, ku ka realizuar disa prej shkrepjeve më të fuqishme që mund të përcaktojnë fenomene dhe një kohë tjetër për Shqipërinë.

Robert Pichler: "Unë kam marrë pjesë në një pajtim gjaku, ky ka qenë një ritual për mua shumë i veçantë."

Në 20 vitet që kanë pasuar ai është rikthyer disa herë në Shqipëri, ku thotë i ka bërë përshtypje ndryshimi pozitiv që ka përjetuar vendi ynë.

Robert Pichler: "U ktheva në Shqipëri për një projekt tjetër. Shqipëria ka ndryshiar në shumë aspekte."

Arkiva e Robert Pichler ka udhëtuar në disa qytete ndër vite duke risjellë në vëmendje jetën e një copëz Shqipërie të viteve '90.

EMISIONET