Kthehej nga shkolla, treni përplas për vdekje vajzën 12-vjeçare

Kthehej nga shkolla, treni përplas për vdekje vajzën

Një 12 vjeçare u përplas për vdekje nga Treni mesditën e sotme në Bradashesh të Elbasanit.

E mitura, që mësohet se po kthehej nga shkolla mori  plagë të forta dhe ndërroi jetë pak orë më pas në Spitalin e Elbasanit, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirugjikale.

Ngjarja ka nxitur reagimin e banorëve të zonës, të cilët sic mësohet sulmuan me gurë mashinistin në shenje revolte, duke e detyruar të largohet nga zona.

Policia e Elbasanit në një njoftim paraprak, thotë se Mashinisti është shoqëruar në Polici në funksion të zbradhjes së dinamikës së aksidentit.

Por dyshimet më të forta janë se vajza është përplasur nga treni vetem pak pasi ka zbritur nga autobusi, dhe për shkak të zhurmës nuk ka arritur të identifikojë trenin që po i afrohej.

EMISIONET