Dështon referendumi në Maqedoni, votuan 36.11 % e votuesve

Dështon referendumi në Maqedoni, votuan 36.11 % e votuesve

Sipas KSHZ pjesёmarrja nё referendum ishte 36.11 pёrqind. Si rrjedhojё referendumi pёr tё ardhmen e Maqedonisё rezulton i pavlefshёm, pasi nё tё do tё duhej tё merrnin pjesё mё shumё se gjysma e 1.8 milionё zgjedhёsve.

Ora 19:00 ka shënuar dhe mbylljen e votimit për referendumin në Maqedoni. Në referendumin e së dielës, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në votime kanë dalë 36.11 për qind e trupit të përgjitshëm votues, apo rreth 585 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Të dhënat kanë të bëjnë me 85.7 për qind të materialeve të përpunuara nga vendvotimet. Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.5 kanë votuar “për” kurse 31 mijë apo 5.8 për qind kanë votuar “kundër”.

Të drejtën e votimit e kishin rreth 1.8 milion qytetarë, të cilët u ftuan t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në referendum ka pranuar 10 denoncime për parregullsi në procesin e votimit. Sipas kreut të Komisionit, prokurorit, Xhelal Bajrami parregullsitë e paraqitura kanë të bëjnë me fotografimin e personave që kanë votuar, fotografimin e vendvotimeve dhe presione ndaj votuesve. 

Rasti më i rëndë është regjistruar në Shkup ku një person ka penguar 3 policë në kryerjen e detyrës.

“Presim që policia të dorëzojë dokumentet në Prokurori dhe personi do të ndiqet për vepër penale”, tha prokurori Xhelal Bajrami.


EMISIONET