Kryetari i bashkisë të zgjidhet në këshill? Ekspertët kundër KQZ

Kryetari i bashkisë të zgjidhet në këshill? Ekspertët

Propozimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që në  në zgjedhjet e ardhshme vendore sistemi  të jetë proporcional në nivel bashkie, pra të mos votohet kandidati por subjekti poltik, eksperti për cështjet Zgjedhore, Kristaq  Kume, e cilëson jo rracional  deri në absurditet. Kume,argumenton se ky propozim  e vendos  kryetarin e bashkise nën vullneti e Këshillit Bashkiak, duke e larguar atë nga përgjegjësia për ti shërbyr qytetarëve.

Kume: Kemi pranuar në të njëjtën kohë  edhe faktin që dhe në zgjidhjen, trajtimin dhe mënyrën ez gjidhjes së problemeve të komuniteteve të prevalojnë sjelljet politike. Gjë që largon shumë nga vetë karakteri i këtyre institucioneve të zgjedhura, nuk janë institucionet politike, nuk zgjidhen për të bërë politikë. 

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve argumenton se qëllimi i këtij ndryshimi  është të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar - Këshill Bashkiak. Por Kume thotë se kjo vëtëm sa e përforcon problemin.

Kume: Marrëdhëniet midis të zgjedhurve për këshillin bashkiak dhe të zgjedhurit si kryetar bashkie rregullohet në ligjin për vetëqeverijen e organeve të pushtetit vendor.

Si njohës i mirë i ligjit por dhe proceseve zgjedhore, Kume thotë se kurrësesi nuk  mund të vihet barazi mes zgjedhjeve parlamentare dhe atyre për pushetit vendorë.

EMISIONET