"Kryevepra" e Ronaldos ndaj Juventusit, realizimi i Salah më i bukuri në Champions

"Kryevepra" e Ronaldos ndaj Juventusit, realizimi i Salah më i

Pasi po udhëheq denjësisht garën për shënuesin më të mirë të globit, Mohamed Salah ka fituar një garë të rëndësishme kundër yjeve të Evropës. 

Në një sondazh të organizuar nga kompania "Nissan", ku vlerësohej goli i bukur në fazën e Champions League, egjiptiani mor shumicën e votave, duke lënë pas Cristiano Ronaldo-n dhe Luis Suarez.

Goli i Salah, i shënuar në takimin e dytë të çerekfinales kundër Manchester Cityt ka marrë më së shumti vota kundrejt Ronaldos.

Ky i fundit shënoi gol spektakolar me stil gërshërë në takimin e parë kundër Juventusit, ku Real Madridi kishte triumfuar me rezultat 3-0.

Ndërkohë në vendin e tretë u rëndit goli i realizuar nga sulmuesi i Barcelonës, Suarez, i cili shënoi gol në takimin e parë të çerekfinales kundër Romës.

EMISIONET