Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është zhvendosur prej disa kohësh në Spanjë ku duket se po zhvillon karrierën si aktore.

E kemi parë në kinema me filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Namuna’, ku shfaqet nudo në dush, ndërsa këtë herë po bashkëpunon me një kompani të huaj.

Quhet Belledejour dhe prezantohet në Instagram si ‘Kryevepra e erotikës’. Ndërkohë Aurela ka publikuar disa pamje në rrjetin e saj social duke u bërë gati për xhirimet që po kryen me studion.

Ende nuk dihet nëse do ketë një rol si aktore apo do jetë figurante e ndonjë filmi.

/Ora News.tv/