Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, Kristian Kina, i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se protesta e studentëve do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kina: Kjo protestë është madhështore. Kjo protestë nuk ka për t'u ndalur. Shumë studentë kanë bërë denoncime për presionin mbi ta. Shumica e këtyre studentëve janë kundër këtij lloj dialogu.

Kjo tregon besimin e pakët që kanë studentët tek të zgjedhurit e tyre, por kanë dyshime edhe midis tyre tek përfaqësuesit e tyre se mund të manipulohen ose korruptohen. Kërkesat e tyre duhet të plotësohen. Janë kërkesa shumë të qarta. 

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, 46 për qind jepet vetëm PPP-ve. Këta kërkojnë që për arsimin e lartë të shkojë në 1%. Nuk jepet dot 5% të buxhetit për të ardhmen e Shqipërisë?

/Ora News.tv/