“Kosova ka humbur territor nga versioni aktual i demarkacionit” -tha kryetari i komsionit të ri për kufirin e Kosovës me Malin e Zi. Shpejtim Bulliqi deklaroi se komisioni i mëparshëm ka tejkaluar kopetencat e tij, dhe sipas Bullqit është zhvendosur vija kufitare Kthimi i kufirit admisitrativ në kufi kadastral nga komisioni i Murat Meh-ës rezulton me humbje të territorit të Kosovës, nënvizoi Bulliqi në takimin e Komisionit për integrime europiane.

Kryetari i Komisionit të ri për Demarkacionin, Shpejtim Bulliqi deklaroi se nga të gjeturat e deritanishme, del se Kosova ka humbur territor nga versioni aktual i demarkacionit.

Sipas tij, komisioni i mëparshëm  i drejtuar nga Murat Meha, ka zhvendosur kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Bulliqi: Puna e komisionit të mëparshëm ka qenë për ta identifikuar ish- kufirin administrativ. Po e potencoj administrativ, sepse kemi lloj-lloj kufijsh dhe nuk është identik kufiri kadastral me atë administrativ. Kthimi i kufirit administrativ në kufi kadastral nga ish-komisioni ka rezultuar në humbje të territorit, në zhvendosje të kufirit.

Në takimin e komisionit për Integrime Evropiane, Bulliqi nënvizoi se komisioni i mëparshëm ka tejkaluar kompetencat e veta, pasi sipas tij nuk ka bërë detyrën që i takonte për demarkimin e kufirit, por kanë vendosur një vijë të re kufitare.

Bulliqi: Komisioni Meha ka tejkaluar kompetencat e veta për faktin se kemi mungesë të një marrëveshje ndërkombëtare dhe ka qenë i themeluar me vetëm një detyrë, demarkimin e atij kufiri, por në asnjë formë dhënia e një vije të re kufitare, gjë që na ka rezultuar vija e re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Bulliqi tha se megjithëse po punojnë nën presion të deputetëve dhe mediave, komisioni i tij shumë shpejt sot të dalë me raportin final dhe do ta prezantojë atë në mënyrë të detajuar.

Ndërkohë disa nga anëtarët e komisionit Axhenda Europiane, fajësuan Shpejtim Bulliqin se po akuzon komisionin e mëparshëm dhe ish kreun Murat Mehën. Deputetët reaguan duke kërkuar fakte nga Komioni i Ri dhe jo vetëm akuza.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/