Kryetari i Parlamentit Europian, kandidat për kryeministër i Italisë

Kryetari i Parlamentit Europian, kandidat për kryeministër i

Nëse qendra e djathtë politike fiton zgjedhjet e 4 marsit në Itali e nëse Forza Italia do të konfirmohet forcat kryesore e këtij koalicioni, kreu i Parlamentit Europian Antonio Tajani do të jetë emri i propozuar për të drejtuar qeverinë e ardhshme italiane.

Ish-kryeminsitri Silvio Berlusconi, lideri i Forza Italia-s ka zbardhur emrin e kandidatit për Kryeministër nëse koalicioni i djathtë politik fiton zgjedhjet.

"Antonio Tajani, ka deklaruar, lideri i Forza Italias, është kandidatura ideake, një personalitet mjaft i stimuar në Europë si dhe nga e majta italiane. Emri i tij si kryeminstër i ardhshëm mund të dakordësojë të gjitha forcat politike që nuk kanë arsye për të mos e pranuar".

Prej vitit 1994, Antonio Tajani, me profesionin gazetar është eurodeputet i Forza Italias. Ka qënë komisioner europian për transportin, komisioner europian për industrinë dhe sipërmarrjen, nënkryetari i PE e prej janarit të 2017 kryetar i Parlamentit Europian.

Në takimin e sapo zhvilluar dy palësh në Berlin, kryeministri aktual i Italisë Paolo Gentiloni i siguroi kancelares Merkel se pas zgjedhjeve të 4 marsit në Itali nuk ka asnjë rrezik që të krijohet një qeveri populiste e antieuropiste, sidomos nëse këto zgjedhje i fiton Partia Demokratike.

Propozimi i Silvio Berlusconit është mjaft pranë mendimit të kryeministrit Gentiloni.

Antonio Tajani është kryetari i Europarlamentit dhe askush më mirë se ai mund të jetë një garanci për Brukselin për një qeveri europiste italiane.

Së fundmi institucionet e larta europiane dhe qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian kanë shpehur preokupimin e tyre në rastin e një qeverie të ardhshme italiane ku mund të jetë pjesë euroskepticisti i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini.

Nga ana e tij Silvio Berlusconi ka propozuar se në rast fitoreje Matteo Salvini është një kandidat i mirë për të qënë Ministër i Brendshëm i qeverisë italiane.

Ndërsa vetë Matteo Slavini është shprehur se nëse fiton qëndra e djathtë e nëse forca e tij politike merr më shumë vota se partia e Berlusconit, kryeministër i ardhëshëm i Italisë do të jetë vetë ai, pra lideri i Lidhjes së Veriut.

Por nëse Forza Italia merr më shuëm vota atëherë i takon Silvio Berlsuconit të propozoj Kryeministrin e ardhshëm të vendit.

EMISIONET