Kryeparlamentari Ruçi pret studentët e Pejës

Kryeparlamentari Ruçi pret studentët e Pejës

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mirëpriti në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë një grup studentësh nga Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, raporton Zyra e Shtypit pranë Parlamentit Shqiptar.  Takimi erdhi nga interesimit i studentëve nga Kosova  për t’u njohur nga afër me funksionet, organizimin e punës dhe veprimtarinë parlamentare të Kuvendit dhe deputetëve, të Shqipërisë.

Në këtë komunikim me studentët, Kryetari i Kuvendit, në mënyrë të përmbledhur i njohu studentët funksionet kryesore të Kuvendit, atë ligjvënës, kontrollues, zgjedhës dhe përfaqësues dhe me rregullat dhe procedurat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Disa prej elementëve të cilët tërhoqën vëmendjen e të rinjve ishin përbërja dhe funksionimi i komisioneve parlamentare, përgatitja dhe zhvillimi i seancave plenare, përbërja e Kuvendit të Shqipërisë dhe formimit profesional i të zgjedhurve të popullit.

 Kryeparlamentari Ruçi pati një bashkëbisedim me studentët ku ndër të tjera u diskutua për Reformën në Drejtësi dhe mbi proçesin e Vetingut, të cilat ishin kuriozitete edhe të vetë studentëve.  

Biseda mes të rinjve dhe Kryetarit të Kuvendit vijoi me çështje që i takojnë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rrugës së tyre integruese drejt Bashkimit Europian.

Në përmbyllje të takimit, Kryetari i Kuvendit dhuroi për Univeristetin e Pejës disa botime të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë dhe historikun e tij.


EMISIONET