Kryeministrja e Serbisë: Është e vështirë të takohem me Ramush Haradinajn

Kryeministrja e Serbisë: Është e vështirë të

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mbajtur një fjalim në Regional Youth Forum në Novi Sad.

Ajo ka folur edhe për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, duke e thënë hapur se për të nuk është aspak e lehtë të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por që sipas saj po e bënë këtë gjë për të ardhmen e serbëve, raporton Insajderi.

Madje, ajo ka thënë se takimi i saj me kryeministrin Haradinaj, është obligim.

“Të bisedoj me zotin Haradinaj është obligim i yni. Unë duhet ta bëjë atë punë, dhe është detyrim i yni për shkak të gjithë neve këtu dhe unë pikërisht për këtë po e bëj. Sado e vështirë që është ne duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje për të ardhmen e të gjithëve”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Brnabiç.

Tashmë dialogu Kosovë-Serbi është bartur në nivel presidentësh, ku para disa ditësh janë takuar ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

EMISIONET