Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ka realizuar një nga ëndërrat e saj duke perfomuar për herë të parë në Pallatin e Kongreseve në Moskë.

Elhaida u shfaq në Kremlin Palace këtë herë si aktore në rolin e kryesor të Esmeraldës në shfaqjen 'Katedralja e Parisit'.

Pas mbarimit të shfaqjes këngëtarja mori një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev. Lajmi është konfirmuar nga vetë Elhaida me anë të një postimi në InstaStory ku ka publikuar buqetën me lule.

Per me shume lexoni: Ëndrrat bëhen realitet! Ja ku do performojë Elhaida Dani


/Ora News.tv/