Kryeministri i Libanit Saad Hariri thotë se do të kthehet në shtëpi "brenda pak ditë" për të dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Hariri foli në Future TV në Riad, komentet e para publike pasi njoftoi dorëheqjen e kaluar.

Aleatët e tij të kabinetit thonë se ai po mbahet rob, por zoti Hariri e mohoi këtë.

Ai ka fajësuar lëvizjen Hezbollah të mbështetur nga Irani për dorëheqjen e tij, duke përmendur shqetësime lidhur me sigurinë e tij dhe të familjes së tij.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar vendet e tjera që të mos përdorin Libanin për konflikte ndërmjetësuese.

Z. Hariri, një lider suni dhe biznesmen, u propozua për të formuar qeverinë e Libanit në nëntor 2016.

"Unë kam dhënë dorëheqjen dhe do të shkoj në Liban shumë shpejt dhe do të paraqes dorëheqjen në mënyrë kushtetuese," tha ai në intervistën televizive.

Hariri pranoi se de dorëheqja e tij nuk ishte në kushte të zakonshme, por theksoi se donte t'ijepte vendit të tij një "goditje pozitive".

"Dorëheqja ime erdhi si një thirrje zgjimi për Libanin," tha ai.

Në komentet televizive nga Riadi para një jave, zoti Hariri akuzoi Iranin, Hezbollahun dhe grupin Shia, për ndërhyrje në Liban me qëllim destabilizimin e rajonit.

 Ai kritikoi Hezbollahun në intervistën e tij televizive duke thënë: "Unë nuk jam kundër Hezbollahut si një parti, kam një problem me Hezbollahun që shkatërron vendin".

Hariri tha gjithashtu se nëse ai do të anullonte dorëheqjen e tij, lëvizja Hezbollah duhet të respektojë politikën e Libanit për të qëndruar jashtë konflikteve rajonale.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/