Kryeministri i ri sllovak thotë se vendi i tij nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Kryeministri i ri sllovak thotë se vendi i tij nuk e ndryshon

Kryeministri sllovak, Peter Pelegrini, tha në Parlament në Bratislavë përpara Samitit të Bashkimit Evropian në Sofje se askush nuk i kërkon Sllovakisë të njohë shtetin e Kosovës

Ai, gjithashtu, tha se Bratislava zyrtare nuk e ka ndërmend të ndryshojë asgjë në mënyrë që të njohë shpalljen e pavarësisë, shkruan KP.

“Askush nuk na kërkon të njohim Kosovën. Sllovakia nuk e ka ndërmend që të ndryshojë asgjë lidhur me këtë. Nuk do të ishte sinjal i mirë nëse bisedimet e nesërme do të kalonin në një format tjetër dhe jo me 28 liderët”, tha Pelegrini me rastin e vendimit të kryeministrit spanjoll për të bojkotuar Samitin dhe të mos ulet në Sofje në të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e Kosovës.


EMISIONET