Kryeministri Haradinaj shtrëngon duart për herë të parë me kryeministren serbe

Kryeministri Haradinaj shtrëngon duart për herë të parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar për herë të parë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Takimi Haradinaj-Brnabiç ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë darkë, përveç Haradinajt e Brnabiqit, kanë marrë pjesë edhe kryeministrat nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.

Para nisjes së darkës, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Brnabiqin.

Pamjet e publikuara nga BE tregojnë edhe momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeminstren serbe. /Express/

EMISIONET