A do arrestohet Saimir Tahiri? Kryemadhi nuk e beson

A do arrestohet Saimir Tahiri? Kryemadhi nuk e beson

Jashtë kuvendit, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se Saimir Tahiri u bë kurban për dy orë dhe se ai është një "ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Edi Ramës".

Dorëheqja e Saimir Tahirit është qesharake. Saimir Tahiri është një nga ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës së Edi Ramës, dhe kërkon ti japë sa më pak oksigjen qeverisë.

Rama ka qenë ideatori, mendimtari.

Ishte një nga njerëzit kryesor të planit të kanabizimit të vendit. 

Bërja kurban për dy orë të Saimir Tahirit tregon akoma më shumë se sistemi i drejtësisë është në duart e Edi Ramës.  Ky është një kompromis i radhës së Edi Ramës, i cili për të shpëtuar, ju e keni parë që një njeri si Edi Rama, I cili kur është në presion thotë:” Jo mo burrë, jo mo burrë”. I është lutur Sajmir Tahirit, “jo mo burrë, të lutem mo burrë”, me mesanxherët, “po ik vetëm dy orë sa të harrohesh”, “jo mo burrë e jo mo gru”. Kështu që kjo është historia e këtij kontigjenti njerëzish, të cilët për fat të keq, edhe për shkak të vendimmarrjes politike shqiptare kemi sot një situatë të tillë, një situatë jo vetëm qesharake, por kemi dhe një situatë ku sot shqiptarët dhe të gjithë njerëzit që sot duan të gjejnë drejtësi nuk kanë ku ta gjejnë më drejtësinë, sepse drejtësia është në duart e një njeriu që është Edi Rama, i cili nuk është gjë tjetër vetëm koka e krimit të organizuar.

A mendon znj.Kryemadhi, Prokuroria do ta arrestojë Saimir Tahirin tani që nuk ka mandat?

"Ju po thoni që avokati i Tahirit ta arrestojë Tahirin. Ne e dimë sot të gjithë që Prokuroria Shqiptare është kthyer në një avokate, falangë dhe instrumentë në duart e Edi Ramës."

Rikthimi i Baba Takut si shihet për ju nën siglën e PS?

'Për mua nuk ka asnjë lloj ndryshimi, kjo nuk e ndryshon si të hyjë Baba Taku si të mos hyjë, i hyrë dhe i dalë ka qenë por ajo që është më e rëndësishme për mua është që sot Parlamenti Shqiptar nuk ka asnjë lloj autoriteti për të vazhduar dhe për të ecur në proces. Hapja e negociatave për të cilat ne presim në fund të qershorit, nuk ka lidhje as me baba Takun as me Mama Takun. Hapja e negociatave ka lidhje me largimin e Edi Ramës një orë e më përpara për të çliruar Shqipërinë, për të çliruar rininë shqiptare e cila ti rikthehet sa më shpejt normalitetit." 



 

EMISIONET