Kryemadhi-policisë: Jo gazi lotsjellës, por as plumbat nuk i ndalin protestuesit

Kryemadhi-policisë:  Jo gazi lotsjellës, por as plumbat nuk i ndalin

Si për të treguar vendosmërinë e opozitës për të mos u ndaluar me protestat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pati një thirrje të qartë ndaj policisë.

Kryemadhi: Mos e mbani më uniformën e trupit veshur se ajo uniformë do të njollosë dhe bëjë duart me gjak me qytetarët. Mos kujtoni se njerëzit frikësohen me gaz lotsjellës, as plumbat nuk kanë për ti ndaluar qytetarët. Ashtu siç nuk i ndaluan në '90, në '97, ashtu nuk kanë për ti ndaluar dhe tani në 2019. E drejta është me ne, e drejta është me qytetarët, me të rinjtë dhe të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen e  tyre në Shqipëri.

Kryemadhi tha se Rama ka dështuar me gjithë qeverisjen e tij.

Kryemadhi: Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, vendet e reja të punës. Rama dështoi me taksat e larta, me policinë. Policia pranon vetë se ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët shqiptarë. 

Kurrë nuk ka bërë vaki ajo që ka ndodhur në protestat e opozitës. Nuk mund të lejojmë Edi Ramën dhe argatët e krimit të organizuar të detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Sot rri në Kuvend si nuse e bukur me paratë që ka vjedhur nga xhepat e shqiptarëve. Çfarë po bën prokuroria me dosjen 339? Frikësohet Edi Rama dhe argatët e tij me dosjen 184.

Mos guxo të mendosh se mund ta marrësh peng këtë popull. Si trim që është nuk është në Kuvend, i ka hipur avionit dhe ka ikur por po lë viktimat e radhës të përballen me qytetarët. Edi Rama ka frikë të përballet me opozitën. Ne do të jemi çdo seancë parlamentare këtu, nuk do të ndalemi. Do të shkojmë ku të shkojnë këta.


EMISIONET