Kryemadhi pas protestës: Rama sot mori një shuplakë, loja ka filluar të luhet fort

Kryemadhi pas protestës: Rama sot mori një shuplakë, loja ka

Ndërsa ka falenderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për protestë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas.

Kryemadhi u shpreh se loja ka filluar të luhet fort dhe opozita është e vendosur për të qeverisur zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian.

Monika Kryemadhi: Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qyterarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë.Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama.Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE.Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort.


Lexoni për më shumë: Protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, zgjati katër orë.



EMISIONET