Opozita "radikale"? Kryemadhi komenton titullin e emisionit 360 gradë

Opozita "radikale"? Kryemadhi komenton titullin e emisionit 360

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin "360 Gradë" në RTV Ora teksa komentoi titullin e emisionit “Kryemadhi ose opozita radikale deri në pikën e fundit”, tha se opozita nuk është radikale, sepse nëse do ishte e tillë do ishin pushtuar me dhunë dhe armë institucionet.

Pjesë nga komenti:

Monika Kryemadhi: Mund të themi themisugjerim, nuk mund të themi opozita është radikale, sepse po të ishte opozita radikale, do të ishin pushtuar me dhunë dhe me armë të gjitha istitucione e shtetit. 

Artur Zheji: Ma dogje më parë, sepse pata dhe unë vërejtje për këtë titull. 

Monika Kryemadhi: Në këto 30 vite është nga opozitat më konstuktive, seps enë çdo vend nëse do të ndodhte ajo që ka ndodhur në Shqipëri, nuk po hyj tek koncesionet, mjafton të lecosh "DASH", "Reporterët pa Kufij". Shohim studentët në Francë. Në çdo vend të botës nuk do të kishte qëndrur një sekondë kryeministër nëse do ishte kapur me vjedhje të votës, apo blerje. Një nga debatet me qyetarët është pse nuk jemi radikalë.


EMISIONET