Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se asnjëherë më parë, Shqipëri nuk ka qenë faktor destabiliteti në rajon sa tani.

Kryemadhi: Për herë të parë Shqipëria është prodhuese e destabilitetit të politikës së jashtme. Në 27 vjet, politika e jashtme në Shqipëri ka qenë një politikë e fqinjësisë së mirë. Ka qenë e kujdesshme dhe ka konsideruar SHBA-të partner strategjik.

Fqinjësia me Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi kanë qenë shumë të kujdesshme në rolin e shtetit amë, por edhe në rolin e të qenit "indipendent" nga zhvillimet politike atje.

Shqipëria në politikën e jashtme nuk ka çeduar.

Nuk jam eksperte për marrëveshjen e detit. Ky që e rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese, ky po e çon prapë atje.

Duhet të marrësh edhe disa informacione nga NATO pse është Shqipëria faktor i tillë sot.


/Ora News.tv/