Kryemadhi e Basha takohen në PD, zbardhet aksioni i opozitës në Kuvend

Kryemadhi e Basha takohen në PD, zbardhet aksioni i opozitës në

Pas rreth dy javësh në mbështetje të protestave të ndryshme, opozita të enjten do të marr pjesë ne seancën parlamentare, por me vendimin që ajo të mos jetë normale. Pas një takimi në selinë blu me aleaten Monika Kryemadhi, Basha mblodhi grupin parlamentarë ku u vendos që deputetët e opozitës ta dënojnë vetë kryeministrin Edi Rama, për thyerje të etikës duke e mos lejuar të të hyjë në seancë, edhe pse byroja vendosi të kundërtën dhe rrëzojë kërkesën e LSI-së.

Edhe LSI pas mbledhjes së grupit konfirmoi këtë gjë duke përsëritur kërkesën për lirimin e protestuese.

Vasili: I gjithë grupi parlamentar do të jetë atje, shumë aktiv, shumë i sinkronizuar, për t'u përballur me qeverinë, me kryeministrin dhe me gjithë negativitetin që kjo qeverisje po prodhon në dëm të qytetarëve. Grupi parlamentar shprehet se do të qëndrojë në mënyrë të papajtueshme, në këmbë, në të gjitha format e reagimit për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve për shkak të protestës së Kukësit.

Pjesë e protestës së deputetëve të opozitës në kuvend do te jenë dhe pankarta të ndryshme kundër qeverisë dhe kryeministrit. Por pavarësisht diskutimit për një qëndrim të tillë, aksioni i opozitës mund të zbehet nga mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit. Ora News ka mësuar se kryeministri prej të martës ndodhet për një vizitë zyrtare në Bolonja, ndërsa ende nuk dihet në qoftë se do të kthehet për të marr pjesë në seancën parlamentare.

EMISIONET