Kryemadhi dhe Vasili shkojnë në selinë e PD-së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shoqëruar nga nënkryetari i këtij grupi Petrit Vasili kanë mbërritur pak minuta më parë në ambjentet e selisë së PD-së.

Kryemadhi dhe Vasili pritet të takohen me kreun e PD-së, Lulzim Basha për të diksutuar mbi vijueshmërin e aksionit opozitar.

Basha në mbyllje të protestës tha se aksioni i ditëve në vijim do të jetë shumë aktiv, por nuk dha më tepër detaje.

EMISIONET