Vetingu për kryegjyqtarin Fehmi Petku, hetohet transaksioni 520 mijë $ me "Vefa"

Kreu i Apelit për Krime të Rënda gjyqtari Fehmi Petku ka dalë në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas  Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive gjyqtari  kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për  ¼ për tre troje e dy banesa.

Nga hetimi i KPK rezultoi se, familja Petku kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë $ me firmën piramidale Vefa.

Vete gjyqtari  argumentoi se familja e tij kishte punuar në miniera dhe kishin të ardhura të larta që i kishin shërbyer si burim për krijimin e pasurive pas viteve 1990.

Ai tha se në atë periudhë kishin blerë prona të cilat më pas i kishin shitur me çmimin e tregut dhe ato kishin qënë burim të pasurisë së tyre. Por  në raportin e KPK-së thuhej se  ndaj gjyqtarit kishte edhe 3 denoncime të cilat do  të vlerësohen gjatë dhënies së vendimit final më datë 9 prill.  

Në shpjegimet përfundimtarë para komisionit kryegjyqtari  i cilësoi te pabazuara konkluzinet e reporti të KPK-së dhe kërkoi rikonfirmin në detyre.  Petku drejton prej katër vitesh Gjykatën e Apelit për Krime te Rënda ku ka qënë edhe pjese e shqyrtimit të disa dosjeve te rëndësishme , aktualisht  ai është edhe  pjesë  e treshes që  po shqyrton dosjen  Shullazi në këtë gjykatë.  


EMISIONET