Kryebashkiaku i Librazhdit: Vetëm përballë mbetjeve, mbledhim 10 mln lekë, 20 mln për t'i çuar në incenerator

Kryebashkiaku i Librazhdit ka shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e mbetjeve.  Sipas Kastriot Gurrës, pushteti vendor është lënë vetëm në këtë përpjekje.

Gurra: Pastrimi eshte tarifë dhe jo takse. Ne mbledhim 10 mln lekë dhe shpenzojme 20 mln per ti sjelle mbetjet ne incenerator. Inspektoriati Shteteror i Mjedisit nuk funksionon. Ne bashkine Librazhd nuk ka gjobitur asnje subjekt nga te gjithe konstatimet qe u kemi derguar. Madje, ve ne konflikt bashkine me biznesin.

Deklaratat Gurra i bëri gjatë një takimi në Prefekturë, ku prefekti i qarkut te Elbasanit Maksim Malo kishte mbledhur kryebashkiaket e rretheve te qarkut Elbasan.

Takimi vjen në kuadër të javës se aksionit 16-22 prill "Per Token qe Duam" me qellim pastrimin e nyjeve kyçe siç mbeten lumenjtë, perrenjtë dhe liqenet.

Malo: Situaten e dime qe eshte problematike por në foto dhe videot e dokumentuara nga grupi punes qe ishte ne terren mund te shohim pamje aspakt te kendshme. Dhe nese do te kemi ambjente te pastra do te kemi rritje te numrit te turisteve, ndersa me mbetje nuk mund te prezantohemi para askujt. Ne te gjitha bashkite Peqin, Belesh, Cerrik, Elbasan, Prrenjas, Librazhd, dhe Gramsh jane evedintuar mjaft mire dhe kerkoj qe nje nga hot spot-et te pastrohet nga bashkia, duke kontribuar edhe Prefektura. Shume prej mbetjeve jane te rrezikshme pasi gjenden te depozituara prej vitesh. Mbeturinat e mbledhura te çohen ne incenerator.


EMISIONET