Kryebashkiaku i Kukësit: Mbyllja e shkollave e pastudiuar mirë

Kryebashkiaku i Kukësit: Mbyllja e shkollave e pastudiuar mirë

Mbyllja e 13 shkollave që funksiononin me klasa kolektive në Kukës ka qenë e pastudiuar. Kreu i bashkisë Kukës, Bashkim Shehu ka kundërshtuar nismën e ministrisë së Arsimit duke deklarauar ndër të tjera se nuk është zhvilluar asnjë diskutim me komunitetin apo pushtetin vendor duke i vënë këta të fundit para faktit të kryer.

Bashkim Shehu: "Edhe me shkresën që i kemi drejtuar ministrisë së Arsimit dhe drejtorisë arsimore, kemi informuar se njësitë vendore nuk kanë një studim pse mbyllen shkollat, kush janë arsyet. Nuk informohet njësia vendore për mbylljen e shkollës vetëm del urdhri se mbyllet një shkollë. Kemi shumë ankesa nga prindërit që vijnë çdo ditë"

Kreu i Bashkisë Kukës mori pjesë në nisjen e rikonstruksionit total të Shkollës së Mesme “Qazim Shehu” në fshatin Shtiqën të Kukësit. Investimi në fjalë kap një vlerë prej 20 milionë lekësh të reja dhe është bashkëfinancim i Bashkisë prej 30 % me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

Bashkim Shehu: Puna ka filluar megjithë vonesën që shkaktoi këshilli bashkiak.

Rikonstruksioni i shkollës përfshin ndërhyrje terësore në mure,dysheme ,tavane ,tualete ,rrjetin elektrik dhe në atë të ngrohjes qëndrore. Punimet do të përfundojne brenda katër muajve ndërsa. Proçesi mësimor nuk është cënuar pasi po shfrytëzohen hapesirat e krijuara nga firma zbatuese e projektit.

EMISIONET