Artur Bushi thirret në Prokurori për Xhisielën: Berisha hodhi baltë ndaj meje

Artur Bushi thirret në Prokurori për Xhisielën: Berisha hodhi

Ka qëndruar për gati 40 minuta në ambientet e prokurorisë së Tiranës, Artur Bushi i cili akuzohet nga ish oficeri Emiljano Nuhu se ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. 

Sapo doli nga prokuroria (Ora 15: 20) Artur Bushi hodhi poshtë akuzat dhe akuzoi Berishën si autori i baltës.

"Ka prova të sinjalit telefonik. Do të dalin të gjithë. "Asnjë prej nesh nuk ka qenë pranë komisariatit. Është vazhdë e baltës së hedhur të Saliut ndaj meje dhe jemi mësuar."

Denoncimi

Nuhu, ne denoncimin e tij, e ka permendur emrin e Artur Bushit, si një nga personat që kishte qenë në zyrën e Komisariatit të policisë së Fushë Krujës kur ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. 

EMISIONET