Krujë, sulmohet me armë "Benzi" në breg të lumit

Krujë, sulmohet me armë "Benzi" në breg të lumit

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 6 shtatorit në fshatin Bilaj të Krujës.

"Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz" informoi Komisariati i Policisë Krujë 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

EMISIONET