Krujë, parqe në vend të plehrave

Krujë, parqe në vend të plehrave

Rreth 198 venddepozitime të mbetjeve urbane në të gjithë vendin do të kthehen në parqe. Ministri i Turizimit Blendi Klosi ishte në Krujë ku u rehabilitua një prej këtyre vendgrumbullimeve,  ndërsa njoftoi edhe zhvendosjen e guroreve nga Mali i Krujës.

Në këtë vend që më parë shërbente si vend depozitim mbetjesh urbane sot po mbillen lule e pemë për ta shndërruar në një park. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha nga Kruja se janë afro 198 vende grumbullimi mbeturinash që do të rehabilitohen e do të kthehen në hapësira shlodhëse për qytetarët.

Klosi: Ka ardhur koha që të gjitha bashkitë të kuptojnë që detyra e tyre nuk është vetëm për të pastruar qendrën e qytetit, por për të menaxhuar të gjithë sistemin e mbetjeve urbane në qytet  tona. Për këtë Inspektoriati i Mjedisit dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese do të kërkojnë që bashkitë të veprojnë me shpejtësi për të rehabilituar venddepozitimet ilegale si ky që ka qenë në mes të Krujës. 

Klosi tha se shumë shpejt guroret do të zhvendosen nga Mali i Krujës drejt një vendi tjetër, të përcaktuar tashmë.

Klosi: Shpresojmë që brenda këtij muaji të përfundojmë detajet për të filluar në mars zhvendosjen e guroreve historike nga mali i Krujës në një zonë që është përcaktuar.

Ministri Klosi tha se do të ndërmerren të gjitha masat për mbjelljen e pemëve masivisht në zonën e malit të Krujës për ta shndërruar atë  në atraksion turistik.

EMISIONET