Kualifikimi në finalen e Kupës së Botës në Rusi do të mbahet mend gjatë nga populli Kroat dhe njëkohësisht dhe nga futbolli botërorë. Kjo pasi Kroacia bëhet shteti me popullsinë më të vogël që siguron një vend në finalen e një Kupe Bote. 

Me një popullsi prej vetëm 4.17 milionë, Kroacia rezervoi vendin e tyre në finalen e 15 korrikut në stadiumin Luzhniki të Moskës, duke mundur pas kohës shtesë Anglinë, me rezultatin  2-1.

Kroatët bëhen shteti më i vogël që arrin finalen e Kupës së Botës që nga Uruguai, i cili fitoi turneun në vitin 1950, kur kombi i tyre kishte një popullsi prej vetëm rreth 2.4 milionë banorë.

Në atë rast, uruguaianët mundën një skuadër të madhe të Brazilit me rezultat 2-1 në Maracana në ndeshjen finale të fazës së dytë, e cila në mënyrë efektive shërbeu si finalja e turneut.

Ishte titulli i dytë i Kupës së Botës për Uruguain, pasi trofeu i parë u fitua në shtëpinë e tyre në edicionin inaugurues në vitin 1930.

Gjatë viteve, vende të tjera relativisht të vogla që kanë lënë pak a shumë gjurmë duke arritur në finale përfshijnë Suedinë, Hungarinë dhe Holandën, të gjithë të mposhtura në finale.

Por, Kroacia do të shpresojë ta shmangë atë fat kur ata të ndeshen të dielën në Moskë ndaj Francës.

/Ora News.tv/