Kroacia: Berlini ti japë dritën jeshile Shqipërisë; Rama: Duhet të kishte ndodhur

Kroacia: Berlini ti japë dritën jeshile Shqipërisë; Rama:

Shqipëria meriton çeljen e negocitave me BE-në qershorin e ardhshëm. Kjo ka qenë deklarata që ka ardhur nga kryeministri kroat, me të cilin kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nënshkroi marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik. Prej andej, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE.

Kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama, u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic.

Takimi i cili u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeve të përbashkët për Partneritetin Strategjik, pati edhe deklarata për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë kroate u shpreh se Zagrebi mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në qershorin e ardhshëm.

Andrej Plenkovic: Kroacia është për hapjen e negociatiave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Shqipëria edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit. 

Nga ana e tij kryeministri, Edi Rama, theksoi se Shqipëria meritonte çeljen e negociatave që këtë qershor.

 Edi Rama: Ajo që presim nga BE qershorin e ardhshëm, është ajo që meritonim që merrnim që këtë qershor, që të hapim negociatat për anëtarësim.

Në konferencën e përbashkët me homologun Andrej Plenkovic, Rama është pyetur nga gazetarët se si e kupton situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me taksën ndaj mallrave me origjinë nga kjo e fundit.

Edi Rama: Së pari dua të them që Beogradi e ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e CEFTA-s dhe Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për këtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për këtë.

Liberalizimi i vizave që u premtua me të madhe nga vendet e BE pas marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk u bë. Vendosja e taksës është anormale, por dhe situata është anormale. Kështu që në kushte noramle do të ishte i dënueshëm, por tani në këto kushte duhet marrë siç është, një klithmë dhe reagim politik, jo një luftë tregtare.

Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës Qendrore, që po zhvillon punimet në datat 3-4 tetor në Zagreb të Kroacisë, ku Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

EMISIONET