Kriza rrezikon turizmin, Vathi: Efektet e vërteta do të ndjehen vitin tjetër, është dëmtuar imazhi

Kriza rrezikon turizmin, Vathi: Efektet e vërteta do të ndjehen vitin

Kriza politike ka vënë në pikpyetje ardhjen e turistëve të huaj. Shoqata e Turoperatorëve deklaron se tensionet kanë dëmtuar imazhin e vendit  dhe efektet e vërteta do ndjehen vitin e ardhshëm.Vathi shpjegon se anulimi i prenotimeve për këtë vit ka qenë i ndjeshëm për turet disa ditore. Edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur anulime të pushimeve verore.

Kriza politike dhe tensionet e tejzgjatura po largojnë turistët e huaj. Shoqata e tuoperatorëve në vend ngre si shqetësim prenotimet e vitit të ardhshëm, pasi situata ka dëmtuar imazhin e vendit.

Besnik Vathi deklaron se aktualisht nuk ka pasur anulime të paketave verore, pasi ato janë parapaguar.

Vathi: Kemi një imazh tepër të lëkundshëm, tepër të prekshëm dhe nëse do të vazhdojë situata realisht vitet që do të vinë do të jenë katastrofë për turizmin shqiptar. Do të fillojë edhe njëherë si në vitet '99-2000 ku lëvizjet drejt Shqipërisë ishin minimale.

Edhe Ministri, Blendi Klosi, në mbledhjen e radhës së task-forcës së turizmit tha se nuk ka anulime të fluturimeve.

Maji sipas tij ka qenë muaji me numrin më të ulët të turistëve, ndërsa qershori ka shënuar 20% rritje krahasuar me një vit më parë.

Klosi: Në Shqipëri vazhdojnë me intensitet maksimal arritja e charterave me turistë të huaj të organizuar të cilët nuk kanë pasur anulime pasi prenotimet janë bërë kohë më parë dhe atë turizëm e kemi të sikguruar. Por turizmi individual, familjet që zgjehdin të vinë në Shqipëri pa dyshim janë tërhequr dhe kemi një frenim.

Për të mirmenaxhuar sezonin turistik të këtij viti, ministri Blendi Klosi dha urdhër për ngritjen e një grupi pune për të kontrolluar standardet në stacionet e plazhit.

EMISIONET