Ekonomisti, Pano Soko në një prononcim për emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se situata politike në të cilën ndodhet vendi do të ketë pasoja në ekonomi.

Soko tha se kjo situatë duhet të marrë fund, duke nisur me ndryshimin e sistemit sepse një vend që ka 30 vite që rrugëton në demokraci nuk mund të kthehet mbrapa.

Pano Soko: Të pyesësh sot për 30 qershorin është si të pyesësh një shofer kur makina e tij është vetëm një larg murit, si është të përplasesh me murin?

Nuk e di, patjetër që do të ketë pasoja për ekonominë, për vendin, nëse do të kishte viktima kjo do të ishte akoma edhe më e tmerrshme. Praktikisht është e pamundur të mendohet që një vend, i cili ka 30 vjet që rrugëton në demokraci dhe përpiqet që të ndërtojë institucione, ka bërë hapa para në integrimin europian dhe atë në NATO dhe të vijë përsëri puna dhe të përplaset për çështje politike, kjo është e pafalshme. 

Nuk e di se si e lejuam veten të vinim përsëri në këtë pikë, por kjo gjë duhet të marri fund. Ne duhet të ndryshojmë sistemin. Ose në të kundërt hajde të marrim në intervistë njeri-tjetrin si është të përplasesh me murin kur je 1 metër larg murit.


/Ora News.tv/