Kriza politike dhe 30 qershori, Basha pret në zyrë shefen e ODIHR, Glover
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në selinë blu me drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.
Në fokus të takimit që nisi në 11:00 dhe u mbyll rreth orës 12:00 ka qenë situata politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Takimi i Bashës me Glover vjen një ditë pasi ky i fundit priti në takime të ndara të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Sakaq, zyrtarja e lartë e OSBE pati dy ditë më parë një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


