Beqiraj: Nuk zgjidhet kriza me antimitingje dhe metoda arrogante të PS

Beqiraj: Nuk zgjidhet kriza me antimitingje dhe metoda arrogante të PS

Ish zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora referuar krizës politike në vend deklaroi se të dyja palët duhet të reflektojnë.

Sipas saj PS-ja është duke përdorur një mënyrë arrogante të menaxhimit të situatës, me atimitingjet, ndërsa shtoi se ky është një rast i artë për socialistët që të tregojnë se është janë forcë që dinë të gjejnë zgjidhje.

Beqiraj: Kjo situatë krize politike ka nevojë për mendime ndryshe. Të dyja palët politike duhet të reflektojnë. Nuk mund të zgjidhen krizat me mjete të vjetra. Mënyra arrogante që ka përdorur PS-ja, sidomos me antimitingjet, sidomos me replikat nga brenda parlamentit, me ata që janë jashtë parlamentit më duken joafektive. Për këtë arsye mendoj që PS-ja ka një rast të artë për të treguar që është një forcë vërtet progresiste, një forcë që di të gjejë zgjidhje.



EMISIONET