Kriza mes Italisë e Francës drejt shuarjes, konfirmohet takimi Macron-Conte

Kriza mes Italisë e Francës drejt shuarjes, konfirmohet takimi

Tensioni i orëve të fundit mes Italisë dhe Francës po shkon drejt shuarjes.

Italia nuk ka pranuar komentet e Presidentit Emmanuel Macron, i cili akuzoi qeverinë italiane si të papërgjegjshme e cinike në vendimin e mbylljes së porteve e mos pranimin e 629 emigrantëve afrikanë të shpëtuar në Mesdhe nga anija humanitare Aquarius.

Një ditë më parë amasadorit francez në Romë iu tërhoq vëmendja në Ministrinë e Jashtme italiane duke pretenduar falje zyrtare nga ana e Francës për komentet e rënda, ndërsa ministri i Ekonomisë Goivanni Tria anulloi vizitën e tij në Paris e takimin me homologun e tij francez.

Por një telefonatë e bërë mbrëmë nga Presidenti francez Emmanuel Macron me kryeminstrin italian Giuseppe Conte ka qetësuar situatën mes Italisë e Francës.

Ndryshe sa ishte informuar një ditë më parë Kryeminstri italian Giuseppe Conte nuk do ta anullojë vizitën e tij në Paris.

Zyra e shtypit e qeverisë italiane konfirmon takimin zyrtar Conte-Macron këtë të premte në Paris, si dhe informon se gjatë bisedës telefonike dy krerët e qeverisë italiane e franceze kanë diskutuar këndvështrimet e tyre sa i takon polemikave mbi emigrantët e anijes Aquarius që u ndaluan të zbresin në tokën italiane.

Gjatë bisedës telefonike Conte e Macron kanë ndarë të njëjtin mendim se gjatë samitit të Këshillit të Europës në fund të muajit qershor është e nevojshme marrja e iniciativave të reja për përballimin e krizës së emigrantëve që çdo ditë kapërcejnë Mesdheun drejt Europës.

EMISIONET