Kriza te Flamurtari po ndihet çdo ditë e më shumë. Arsyeja tashmë është e ditur.

Gjendja jo e shëndoshë financiare  e klubit ka nxitur pakënaqësi të mëdha tek lojtarët që duket se do të jenë të vështirë për tu menaxhuar. I pari i cili ka refuzuar t'i bashkohet skuadrës është kapiteni Tonislav Bushic, i cili ka njoftuar FIFA-n se nuk është paguar nga klubi vlonjat prej disa muajsh. Në formë ultimatumi, sulmuesi ka refuzuar të udhëtojë me ekipin për në stadiumin "Roza Haxhiu", ku Flamurtari luajti ndeshjen miqësore me Lushnjën.

Futbollisti është i qartë në kërkesat e tij. Kreu i klubit vlonjat, Sinan Idrizi duhet t'i shlyejë një orë e më parë detyrimet 32 vjeçarit ose në të kundër gjigandi i sulmit do të largohet nga bregdetarët. Jo vetëm Bushic, por një pjesë e mirë e lojtarëve kanë shfaqur pretendimin për të mos u paraqitur në seancat stërvitore deri në momentin e shlyerjes financiare nga drejtuesit e klubit.

Por megjithatë lojtarët duket se e kanë lënë në baltë kapitenin, i cili aktualisht po përballet i vetëm me këtë çështje.Një situatë kjo që po i shkakton dhimbje koke jo vetëm Idrizit, por edhe trajnerit Ilir Daja, i cili nuk mund të marr maksimumin nga të besuarit e organikës së tij, që pas këtij kolapsi financiar kanë shfaqur shenja pesimizmi.

Nga pretendimet për titull apo edhe kualifikimi në Kupat e Evropës, tashmë Daja duhet të ul ndjeshëm pritshmërinë dhe të mendojë se si mund t'i shmanget zonës së rrezikut.

/Ora News.tv/