Kriza e rezultateve, tifozët londinez "vërshojnë" në fushën e lojës

Një rast i paprecendëntë është shënuar në takimin mes West Ham dhe Burnley, ndeshje që u fitua nga miqtë 3-0. Loja e keqe dhe ecuria aspak pozitive e skuadrës së West Ham detyroj tifozët e ekipit të dilnin nga vetja dhe të sulmonin lojtarë dhe drejtues.

Një grup i tyre u futën në fushë në formë pakënaqësie për paraqitjen që po bën skuadra e tyre, ndërsa një pjesë e tjetër lanë shkallët e stadiumit para kohe, duke detyruar kështu largimin edhe të pronarëve të klubit nga stadiumi.

Këta të fundit u këshilluan nga sigurimi, pasi turma kishe dal nga kontrolli.

Ata që vendosën të futën në fushë u qetësuan shpejt, ndërsa njëri nga tifozët u ndal ashpër nga kapiteni i skuadrës Mark Noble.

EMISIONET