Lazio po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit, megjithatë, pozicioni në Seria A tregon sinjale se skuadra ka "brumë" dhe me teknikun Simone Inzaghi në pankinë mund të shkojë shumë lart.

Për këtë ka dhënë veton edhe drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare. Ish-bomberi i kombëtares shqiptare ka theksuar se Inzaghi është i paprekshëm, ndërsa ka prekur edhe tema të tjera, si merkato apo rritja e kapacitetit të mitikut "Olimpico".

"Ai është gjithnjë e më i pjekur si trajner. 
Ai e di se në momente negative ai mund t'i besojë stafit të tij, skuadrës dhe klubit. Unë kam dëgjuar të flasin për marrëdhëniet e tij të keqe me grupin dhe se rrëzikon shkarkimin: shpikje."- tha Tare për "La Repubblica", kur u pyet për Inzaghin.

"Sa për tifozët, unë me të vërtetë e vlerësova inkurajimin që i dhanë ekipit para ndeshjes me Fiorentinën. Rritja e Olimpico është themelore, ideale do të ishte të shkonim nga 30,000 në 40,000 të pranishmeve mesatare. Ndjenja e përkatësisë që ekziston në Gjermani më ngacmon: Hamburgu në Bundesliga 2 ndiqet nga 55,000 tifozë, Kaiserslautern në divizionin e tretë tërheq rreth 45,000 ..."

Një pjesë e arsyes për formën e keqe të Lazios janë dhe paraqitjet e dy yjeve të të kaltërve, Sergej Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto.

"Për Milinkoviç është kryesisht një çështje e gjendjes fizike. Ai mbërriti vonë për shkak të Kupës së Botës dhe kështu ai mungon në atë bazë të trajnimit atletik. Kjo është vendimtare për një lojtar 'të rëndë' si ai. Ai gjithashtu mund të jetë prekur nga saga e" qëndrimit apo largimit "në verë. Në fund ai qëndroi dhe tani ai vetëm ka nevojë për të gjetur formën. 

"Për Luis Alberto është një çështje mendore. Ai duhet të ndihet i paprekshëm, por në një klub ambicioz si Lazio nuk është e mundur që të gabojë në disa ndeshje rrjesht dhe të jetë ende titullar"-përfundoi Tare. 

/Ora News.tv/