Kritiku i famshëm i videolojërave John Bain, i njohur si TotalBiscuit dhe Cynical Brit ka vdekur në moshën 33 vjeçare.

Ai kishte 2.2 milionë ndjekës të YouTube, por u tërhoq nga kjo punë në prill pasi u diagnostikua me kancer të zorrëve që po përhapeshin në mëlçinë e tij.

Në një postim të publikuar në Reddit, ai shkroi se ai nuk kishte shumë kohë, duke shtuar se kanceri i tij ishte përfundimtar.

Në llogarinë e tij zyrtare u konfirmua vdekja e tij dhe më pas gruaja Genna bëri një poemë për të kujtuar burrin e saj të ndjerë. Ndërkohë ndjekësit e tij po shprehnin ngushëllimet e tyre në rrjetin social Tëitter.

Bain u diagnostikua me kancer të zorrëve në 2014, por u shërua. Fatkeqësisht kanceri u rikthye duke i prekur mëlcinë dhe shtyllën kurrizore.

/Ora News.tv/