Kritikohet nga tifozët, Benzema: Luaj për të ndihmuar shokët dhe të shes gazeta

Kritikohet nga tifozët, Benzema: Luaj për të ndihmuar shokët

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema nuk po kalon momente të mira dhe tifozët e klubit e kanë vënë në qendër të kritikës këtë sezon, por kjo nuk e ka detyruar francezin të dorëzohet.

 “Luaj futboll dhe provoj t’i ndihmoj shokët e mi, gjithçka që të arrijmë fitore. Ajo që nuk më pëlqen është kur njerëzit më sulmojnë, edhe nëse nuk fitoj. Unë luaj për njerëzit që e vlerësojnë atë që bëj në fushë. Ata që vijnë në stadium për të fërshëllyer, le të fërshëllejnë, unë nuk do të mund të ndryshoj mendimin e tyre. Njerëzit gjithmonë kanë kritikuar lojtarët e mëdhenj, ne shesim gazeta."-ka deklaruar Benzema për mediat spanjolle.

Benzema është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon ku ka shënuar vetëm pesë gola.

EMISIONET