Trajneri i Kukësit, Armando Cungu njihet për karakterin e tij impulsiv dhe që kërkon maksimumin ndaj çdo kundërshtari. Por kritikat prej tij kanë ardhur dhe pas fitoreve. Ja si e shpjegon këtë situatë kapiteni i verilindorëve në Fair Play nga Enkeleida Zeko.

"Çdo trajner ka filozofinë e vet të të punuarit. Neve si ekip dhe si lojtarë, ato që i implementojmë gjatë javës i bëjmë në ndeshjen e fundjavës. Kur shënohet nuk është vetëm përgjegjësi e sulmit, dhe e njëjta gjë edhe për mbrojtjen. Gabimet duhet të ulen pasi në rast të kundër do të thellohej distanca me kreun. Nuk është problem vendi i tretë. Kemi qenë dhe herë tjetër në vend të tretë. Kemi bërë gabime që s’duhej t’i kishim bërë. Në ditët në vazhdim, duhet të bëhemi cinikë. Vjet luanim në Kukës. Tani luajmë një herë në Elbasan njëherë në Korçë. Por s’duhet të justifikohemi."-tha mbrojtësi.

/Ora News.tv/