Kritikat për "Air Albania", Tare: Shqipe, nacionalizmi i fb-së s'i hyn njeriu në punë

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ka reaguar mbi kritikat e adresuara në drejtim të kryeministrit për kompaninë ajrore "Air Albania".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tare thotë se nacionalizmi i fb nuk i hyn njeriu në punë.

Sipas tij, nëse "Air Albania" rrit numrin e turistëve në vend  nuk ka perse te paragjykohet se cilet jane investitoret apo drejtuesit e saj.

Për Taren, mjafton te jemi te sigurte dhe me sherbim cilesor.

Postimi i plotë në fb

Shtatori nuk ka lajme dhe me sa duket duhen edhe te shpiken. Po lexoj lloj lloj komentesh nacionaliste per Air Albania a thua se shqipot jane kaq te aftet per te prodhuar, pilotuar apo krijuar linja ajrore dhe ju mbeti pa share edhe Air Albania.

Fatmiresisht apo fatkeqesisht ne kete sistem qe kemi zgjedhur te jetojme dhe qe quhet globalizem ne rradhe te pare ka rendesi dhe duhet vleresuar ne se kjo linje e re do te ule cmimet e larta te tregut te fluturimeve, do te kete sherbim cilesor dhe nuk do ti torturoje qytetaret. ne se eshte turke, arabe apo gjermane per mua nuk ka shume rendesi mjafton te kemi pikat e mesiperme.

Nacionalizmi i Facebookut nuk i hyn njeriut ne pune. Greqia i shiti Gjermanise 15 aeroporte nacionale. edhe atje pati nacionaliste facebooku dhe nacionaliste sheshesh por keto privatizime kane rritur numrin me 15 milion me shume turiste qe jane ulur ne keto aeroporte te cilat gjermanet per arsye ekonomike i kane kthyer ne qendra te rendesishme kontakti me aeroportet europiane.

Prandaj ne se Air Albania do te beje te mundur kete lloj zhvillimi nuk ka perse te paragjykohet se cilet jane investitoret apo drejtuesit e saj. mjafton te jemi te sigurte dhe me sherbim cilesor. Perndryshe bejeni vete mbase e beni me mire.


EMISIONET