Pedagogu Erion Kristo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se edhe krimi ka filluar të bezdisë kryeministrin Rama duke i bërë shumë kërkesa.

KristoDuke marrë diçka interesante nga tenderat e rinj, po kërkohen figura të pastra që në fakt janë jo të pastra. Këtë e di edhe bufi! Faktikisht ligji i dekrimalizimit bëri një pastrim minimal të Parlamentit. Unë gjykoj që ka një monopolizim total të çdo gjëje. Edhe krimi vet ka filluar ta bezdisi Ramën sepse do të imponojë kandidatura, nuk po e lë rehat, ndërkohë që të gjithë lekët e tenderave nuk ka pse t'i ndajë me të tjerët po t'i mbajë vetë. Unë besoj që krimi do të goditet pasi ka shumë presion ndërkombëtar. Ka interes që t'i heqë qafe gjithë njerëzit e tjerë dhe të mbajë pushtetin vet. Ekonomia do të monopolizohet, shoqëria do të monopolizohet.

 

/Ora News.tv/