Kristaq Kume: KQZ është e masakruar nga partitë politike

Kristaq Kume: KQZ është e masakruar nga partitë politike

Profesori Kristaq Kume i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i masakruar nga partitë politike.

Kume: E para që duhet për të realizuar të gjithë këtë është vullneti politik. Pra partitë politike, PD dhe PS duhet të bien dakord që të heqin dorë. 

Murrizi: Nga vjedhja... 

Kume: Të heqin dorë nga administrimi i procesit. 

Bushati: KQZ-ja të depolitizohet. 

Kume: Që do të thotë të bien dakord që ne do ta ndërtojmë administatën jo me përfaqësim politik, por sipas rregullave që ndërtohet një administratë publike. Se kush mund të ftohet nëse bihet dakord këtu dhe se si mund të realizohet kjo zgjedhjet janë nga më të ndryshmet. Sot Rama e tha mos na e kërkoni ta bëjmë për zgjedhjet lokale sepse nuk ka kohë, nuk mund të bëjmë një administarë të tillë me gjithë dëshirën tonë shumë të madhe për ta pasur të tillë. Por nën vlerësimin tim ajo ka qenë një dëshirë gjysmake. 

Po të shohësh draftin dhe që është projektligj në vend, është në Kuvend, pra atë që kanë hartuar dy ekspertët. Komisionet e nivelit të dytë formohen me të njëjtin parim me atë që e ka kodi zgjedhor sot. Me ndryshimin që nuk formohen komisione dhe pastaj trajnohen, siç e ka kodi, por trajnohen dhe pastaj formohen, sepse partitë politike, pra PD dhe PS mund të çojnë kandidatët e tyre. 

E dyta. KQZ është një komision me balancim dhe përfaqësim të plotë politik, bile i masakruar në mënyrën më të çuditshme, nga partitë politike me atë që bënë me marrëveshjen e 17 majit. 

Ndërkohë truri dhe zemra e administratës vazhdon të jetë politike dhe krejtësisht politike.


EMISIONET