Atmosfera e bukur e Krishtlindjeve ka arritur dhe në planetin Mars, në të cilin duket se mbizotëron ngjyra e bardhë.

Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka kapur disa imazhe të mahnitshme të një krateri në Mars, të mbushur me akull.

Prania e ujit të lëngshëm në planet mbetet e pakonfirmuar, por dihet që ka copa akulli dhe katër stinë.

Fotografitë tregojnë kraterin Korolev në jug të poleve veriore të planetit. Krateri është rreth 2 km i thellë dhe përmban rreth 2200 km/kub akull.  

/Ora News.tv/