Krishtlindje: Armëpushim mes Filipineve dhe guerilasve

Krishtlindje: Armëpushim mes Filipineve dhe guerilasve

Presidenti i Filipineve ka shpallur një armëpushim për  Krishtlindje  me guerilët komunistë dhe u kërkon atyre të kthejnë gjestin e vullnetit të mirë, pasi kohët e fundit kanë hequr dorë nga bisedimet e paqes me kryengritësit  duke i shpallur ata terroristë.

Vendimi i Presidentit Rodrigo Duterte, i cili u publikua të mërkurën nga zëdhënësi i tij Harry Roque Jr, reflekton lëvizjet e kundërta që lideri i paqëndrueshëm ka bërë për t'u marrë me kryengritjen komuniste 48 vjeçare, një nga më të gjatat e Azisë. Zyrtarët e mbrojtjes i kanë kërkuar Duterte të mos bëjë një deklaratë të tillë armëpushimi.

Duterte ka ndërprerë zyrtarisht bisedimet me guerilët maoistë për shkak të sulmeve të vazhdueshme rebele ndaj forcave qeveritare dhe i shpalli ata terroristë në hapin e parë të një procesi ligjor për të ndaluar grupin e tyre.

EMISIONET