Krimi mjedisor, Borchardt: Të zgjohesh nga një betoniere nuk është e këndshme

Krimi mjedisor, Borchardt: Të zgjohesh nga një betoniere nuk

Krimet kundër mjedisit në bota rriten me 7% çdo vit, ndërsa shqiptarët duhet të sensibilizohen për të mos dëmtuar ambientin që i rrethon. Këto mesazhe u lëshuan nga kryetari i prezencës së OSBE, ambasadori Bernd Borchardt, i cili në ambientet e Akademisë së Arteve çeli ekzpositën e titulluar "Krimi Mjedisor".

Studentët e arteve kishin ekspozuar punimet e tyre me mesazhe sensibilizuese, ndërsa amasadori zgjidhi për simbolikë një betoniere, e mbushur me lule dhe jo me llaç.Ai u shpreh se nuk është aspak e këndshme të zgjohesh në mes të natës nga një mjet i tillë.

Bernd Borchardt: Krimi mjedisor njeh rritjen më të shpejtë në mbarë botën. Kombet e Bashkuara kanë përcaktuar se këto krime rriten me 7% çdo ditë. Të zgjohesh në mes të natës nga zhurma e një betoniereje nuk ëshë e këndshëm për askënd. Ka shumë shoqata dhe individë që merren me çështjet e mjedisit, por sërisht duhet bërë më tepër nga të gjithë.

Të tjera mesazhe u lëshuan nga orgaanizatorët. Në fund studentët garuan për të zgjedhur fituesin, ndërsa ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me këto punime në galerinë FAB deri në 17 qershor.

EMISIONET