Futbolli Afrikan ka marrë një goditje të fortë. Kjo, pasi anëtari i komitetit të Konfederatës së këtij kontinenti, Partice-Edouard Ngaissona ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka koordinuar sulme ndaj Myslimanëve të Republikës së Afrikës Qendrore në vitet 2013 dhe 2014.

Megjithatë, Ngaissona i ka mohuar akuzat, duke theksuar se gjithçka që thuhet kundër tij është e rremë.

"Nëse akuzat ishin të vërteta, unë nuk do të isha këtu sot. Gjithçka që kam bërë ka qenë për të mirën e vendit tim,"-tha ai për "AFP".


Një zëdhënës i Konfederatës së Futbollit Afrikan, organi qeverisës që mbikqyr futbollin afrikan, nuk ka pranuar të marrë një qëndrim për arrestimin, ndërsa ka theksuar se do lejojnë drejtësinë të kryejnë punën e saj. Në të kaluar, Ngaissona ka drejtuar federatën e futbollit të CAR dhe për pak kohë ishte Ministër i Sportit, përpara se të zgjidhej në Konfederatën e Futbollit Afrikan.

Ngaïssona rrezikon ekstradimin në Hagë, sipas Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), që rrjedh nga roli i tij i dyshuar në një seri sulmesh ndaj myslimanëve në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), një ish-koloni franceze, e cila përfshin akuzat për vrasje, torturimin dhe rekrutimin e fëmijëve të ushtarëve.

/Ora News.tv/