Tesla ka zhvilluar projektin e fundit të baterive në shkallë të gjerë që lidhet me stabilizimin e sistemit elektro-energjitik.

Sistemi nga Tesla është vënë në funksion në qytetin belg Terhils dhe përbëhet nga bateri Powerpak me fuqi prej 18.2 megavat.

Qëllimi kryesor i këtyre baterive është të ruajnë energjinë elektrike kur prodhimi është i madh.

Sistemi i baterive duhet të reagojë ndaj ndryshimit të frekuencave të energjisë elektrike në një afat 100 herë më shpejt se sistemi klasik që prodhon energji nga karburantet e fosileve.

/Ora News.tv/