Drejtuesi i ri i partisë Libra, Endri Tafani në intervistën e parë televizive dhënë në Ora News, e konsideroi të arsyetuar vendimin e Komisionit të Etikës në këtë parti për të përjashtuar profesoren dhe ish-deputeten e njohur Mimoza Hafizi.

Tafani: Vendimi i Komisionit të Etikës është publikuar në faqen zyrtare të Libras. Nuk kam qenë unë që kam qenë pjesë e këtij komisioni të zgjedhur nga Bërthama e kaluar. 

Në zgjedhjet e reja janë komisionerë të ri. Nuk kam asnjë forcë mbi vendimet e Komisionit të Etikës dhe nga ana ligjore mu duk i bazuar. Po të lexoni vendimin e Komisionit, kuptoni edhe atë masë ekstreme të largimit. 

Po të lexoni çfarë shkruhet aty dhe veprimet që janë kryer janë të rënda. Arsyetimet më janë dukur bindëse. Vendimi i Komisionit të Etikës për një jurist është i pranueshëm. 

I pyetur se nga do të orientohet partia Libra, Tafani tha se është ende herët për këtë.

Tafani: Është tepër herët të flasim për zgjedhjet, pasi ato janë tepër larg. Për momentin jemi të përqendruar tek riorganizimi i Libra-s. Ka qenë një situatë që i ka bërë mirë Libra. Ka një pjesë në Libra që nuk e kaloi pjesën e zhgënjimit të rezultatit të zgjedhjeve.

 

/Ora News.tv/